close
Rajoni

Shqipërim Arifi e largon nga pozita djalin e axhës së Liburn Aliut, e zëvendëson me Branko Trajkoviqin

7195D034-5F79-49EB-90FA-626E81680D7F

Kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Salihu, e ka larguar nga pozita e zëvendës kryetarit të Kuvendit Komunal të Preshevës, Shpat Aliun, për ta zgjedhur në këtë pozitë Branko Trajkoviq, që udhëheq koalicionin e partive serbe.

Shpat Aliu, ish’ushtar i UÇPMB’së, është djali i axhës së Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Vendimi për zëvendësimin e Aliut me Trajkoviq është marrë dje.

“Zgjedhet Branko Trajkoviq nga Reka e Tërnavës, komuna e Preshevës, zgjedhet zëvendës kryetar i Kuvendit komunal të komunës së Preshevës, në mandate deri në zgjedhjet e rregullta në komunën e Preshevës”, thuhet në vendimin që mban nënshkrimin e Salihut.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia