close
Showbiz

“SHQIPTARËT NUK JANË HAJDUTË”, DON XHONI JEP INTERVISTË PËR RADION GJERMANE

don-1.jpg

Don Xhoni ka dhënë së fundmi një intervistë për “Radio Jam FM” në Berlin të Gjermanisë. Gjatë intervistës, reperi foli në vija të përgjithshme për këtë vit, i cili ka qenë mjaft i suksesshëm për karrierën e tij.  Ndër të tjera, Don Xhoni u ndal tek komentet raciste mbi shqiptarët duke i hedhur poshtë ato.

“Nuk është e vërtetë që shqiptarët janë hajdutë. Edhe shqiptarët i përkasin Gjermanisë. Ata janë investitorë të mëdhenj, kanë firma ndërtimi, punojnë nëpër firma ndërtimi, nëpër institucione shëndetësore, nëpër banka e etj.”, ka thënë Don Xhoni.

Ndërkohë, gjatë kësaj interviste, reperi ka treguar se i pëlqen shumë qitja me armë dhe ka shtuar se kjo është arsyeja pse këto mjete të ftohta janë pjesë e videoklipeve të këngëve të tij./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia