Shqiptarja fiton betejën gjyësore me Zara

Amber Kotorri inkurajon bizneset e vogla të luftojnë për të drejtat e tyre

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Amber Kotorri, pronarja e një dyqani të vogël në Darlington në Mbretërinë e Bashkuar ka fituar një betejë gjyqësore me gjigandin e modës Zara.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kompania Zara kishte argumentuar se kishte një shkallë të lartë ngjashmërie vizuale, por edhe në emër midis dy markave.

Zara kishte argumentuar se ngjashmëria  në emra mund të rezultonte në ngatërrimin e një marke tregtare me një tjetër nga klientët. Por gjykata doli në përfundimin se ngjashmëria ishte shumë e parëndësishme. Kotorri krijoi dhe e quajti kompaninë e saj në vitin 2019 sipas fjalës shqipe për “Zana”.

Ajo bën të ditur se ka qenë në kontakt me më shumë se 10 pronarë të tjerë të bizneseve të vogla të cilët janë kontaktuar nga kompania e modës duke u kërkuar atyre që të riemëroheshin për shkak të ngjashmërive me emrat e tyre. Por ajo ka një mesazh për të gjithë ata që frikësohen nga kërkesat e këtyre markave globale.

Ju e dini më mirë biznesin tuaj, ju e dini kuptimin pas çdo emri dhe nëse e keni ndërtuar atë, atëherë luftoni për të, nuk mund t’u them fëmijëve të mi se e mbylla biznesin tim sepse më tha dikush më i fortë”, shprehet ajo.

Kujtojmë se marka e njohur Zara është pjesë e kompanisë mëmë Inditex që ka 6,477 dyqane në botë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share