Shqiptohen 171 masa në territorin e Shkupit, 42 për vozitje të shpejtë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara të veprimit në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 171 masa, prej të cilave më 42 sanksione për vozitje më të madhe se shpejtësia e lejuar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Policia ka shqiptuar 12 masa për vozitje pa patentë shoferi, si dhe 14 sanksione për kundërvajtje që i bëjnë shoferët e motoçikletave. Janë shqiptuar tetë sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit, shtatë masa për automjete të paregjistruara…

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdojnë. MPB-ja apelon tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit që të rritet siguria në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share