close
Vendi

SHTABI I KRIZËS: MBI 1000 RASTE AKTIVE NË TETOVË E KOMUNAT PËRRETH

29CA962D-A207-4AEF-9023-C1E8BDF02EB2

45 PERSONA TRAJTOHEN NË REPARTIN INFEKTIV, 10 NË SPITALIN E LESHKËS


Në Tetovë dhe 5 komunat përreth, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 është 3526. Nga ky numër deri më tani janë shëruar 2287 persona kurse 140 kanë ndërruar jetë, me çka numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 1004.

Në Spitalin klinik të Tetovës- sipas Shtabit të Krizës,  për momentin 45 persona marrin trajtimin e duhur shëndetësor dhe janë me përkrahje të oksigjenit. Gjithashtu edhe 10 pacientë me pasqyrë të mesme dhe të rëndë klinike po trajtohen në Spitalin për sëmundje të frymëmarrjes në Leshkë.

Gjendja epidemiologjike vazhdon të mbetet kritike, thonë nga Shtabi I Krizës,  numrat janë në rritje, kurse personeli mjekësor edhe pse i lodhur, vazhdon me përkushtim betejën me COVID-19.

Në çerdhet e kopshtit për fëmijë “Rinia” njoftohet për 6 raste aktive dhe 1 grup të fëmijëve në izolim. Në shkollat fillore janë 16 mësimdhënës pozitiv dhe 8 grupe klasore në izolim. Në shkollat e mesme 22 mësimdhënës janë pozitiv me COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia