close
Sport

SHTATË EKIPE ME TRAJNER TË RI NË SEZONIN PRANVEROR

QATTTTO

PESË EKIPE VAZHDOJNË ME TRAJNERËT QË E NISËN KAMPIONATIN


Ekipet e Ligës së Parë  tanimë  kanë ndez motorët  që sa më mire të përgatitetn për pjesën e dytë të kampionatit në elitën e futbollit vendor.  E veçanta  e këtyre përgatitjeve që tanimë kanë filluar është se shtatë ekipe punën e kanë filluar me trajner të ri që shihet si një gjë që nuk ka ndodhur më parë.  

 

Kështu vetëm pesë skuadra  punën e kanë nisur me trajnërët  që përfunduan pjesën vjeshtore të kampionatit si Shkëndija me Bruno Akrapoviq, Renova me Qatip Osmanin, Shkupi me Goce Sedlovskin, Struga Trim Lum me Srgjan Zaharievskin dhe Skopje me Lupço Markovskin .

Sezonin me ndrimin  të trajnerit e nisi Makedonija Gj.P ku në vend të Aleksandar Tanevskit punën e vazhdoi ndihmësi i tij Muharem Bajrami. Në Tikvesh Pane Ivanovin e zëvendsoi  Vlatko Kostov, te Boreci i Velesit Borçe Histov e zëvendsua me Jane Nikollovskin i cili qëndroi vetëm në tre ndeshje dhe u largua, ndërsa tani ekipi drejtohet nga Bazhe Levkov dhe Marjan Gerasimovski. Rabotniçki pas largimit të Aleksandar Vllaho angazhoi Borce Hristovin, në Pelister pas ndrimit të Kapinkovskit ekipin e drejtojn ndihmësit e tij Pashovski dhe Gençev. Te Bregallnica e Shtipit timonin e ka marr ish kryetari i FFM-së Ilço Gjorgjioski në vend të Mrjan Sekulovskit, ndërsa pas  largimit të Aleksandar Vasovski nënkampioni i sezonit vjeshtor Akademija Pandev akoma nuk ka vendosur për pasardhësin e tij.

Por a do të ketë  lëvizje  tjera në panakinat klubeve deri kur të fillon pjesa e dytë e kampionit  më 13 shkurt pritet e shihet./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia