close
Bota

SHTËPIA E BARDHË: PEZULLOHET GAZETARI I CNN-IT

6E286AF1-2410-4FE2-A26F-D6E4A4AD2930_cx0_cy13_cw0_w1023_r1_s

Shtëpia e Bardhë ia pezulloi kredencialet korrespondentit kryesor të CNN-it, disa orë pas një shkëmbimi gjaknxehtë midis tij dhe presidentit amerikan, Donald Trump. Një punonjëse e Shtëpisë së Bardhë u përpoq t’ia merrte mikrofonin gazetarit Jim Acosta në një konferencë për media të mërkurën, por ai insistoi me pyetjet e tij.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha më pas se qasja e gazetarit është ndaluar pasi “ai ka vënë duart mbi një grua të re”. Acosta i sfidoi pohimet e Trumpit për një karvan të migrantëve që është nisur nga Amerika Qendrore drejt SHBA-së. Trump e ka cilësuar këtë karvan migrantësh si “pushtim”. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia