Shtëpitë e studentëve: Përplasen të rrinjtë e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së

SELITË E PARTIVE TË BËHEN SHTËPI TË STUDENTËVE

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Të rinjtë e VMRO-DPMNE-së përmes një konference për media kanë prezantuar kushtet nëpër Shtëpitë e Studentëve. Ata thonë se në Shtëpinë e Studentëve “Goce Dellcev” nuk ka ujë tashmë dy javë kurse në atë të “Kuzman Josifovski Pitu” kushtet janë nën cdo nivel. Por nuk përfundojnë me kaq.

“Sot me ftesë të studentëve jemi në Shtëpinë e Studentëve “Stiv Naumov”. Nga ajo që mund ta dëgjonim nga studentët, ata thonë se kanë ujë të ngrohtë por nuk kanë se ku ta shfrytëzojnë, për shkak se shihni se si duken tualetet në këtë Shtëpi të Studentëve” deklaroi Sergej Popov-Unioni i forcave të reja VMRO-DPMNE

Nga ana tjetër, të rinjtë e LSDM-së mbështesin nismën që selia e VMRO-DPMNE-së, pas konfiskimit në kuadër të procesit gjyqësor “Talir 2”, të shndërrohet në Shtëpi të studentëve.

“Është një mundësi e shkëlqyer që pas konfiskimit dhe kur aktvendimi të bëhet I plotfuqishëm, të hapet debate public dhe ky pallat luksoz t`u lihet studentëve. Rinia e LSDM qëndron pas këtij propozimi që pallati të bëhet shtëpi studentësh, pasi studentët meritojnë shtëpinë e tyre në qendër të Shkupit” deklaroi Marko Mihailovski-FR LSDM

Pas shqiptimit të aktgjykimit për rastin ‘Talir 2” ku u vendos që të konfiskohet prona e VMRO-DPMNE-së, në mesin e të cilëve edhe selia qendrore, me këtë propozim doli edhe Kuvendi Studentor Universitar në Universitetin “Kirili dhe Metodi”

Nga ana tjetër të rinjtë e VMRO-DPMNE-së, dolën me propozimin që selia e LSDM-së të bëhet Shtëpi Studentësh, pasi sipas tyre, paraprakisht kishte qenë selia e MASH-it. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share