close
Bota

SHTETET E EVROPËS QENDRORE MBËSHTETJE PËR NEGOCIATAT

unnamed-4

Në takimin me ministrat e Evropës Qendrore në Budapest shefi i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu ka deklaruar se një Ballkan Perëndimor i qëndrueshëm dhe i begatë është jetik për Evropën dhe Turqinë.

Ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve të Vishegradit, Hungarisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Republikës Çeke shprehën mbështetjen për hapjen e negociatave me mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare me BE-në, me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas tyre Bashkimi i Evropës nuk do të jetë i plotë derisa të gjitha vendet e Ballkanit të bashkohen me procesin e integrimit evropian. Duke mbështetur fjalët e kryediplomatit turk ata nënvizuan se zgjerimi i BE-së është mënyra më efektive për të arritur stabilitetin, sigurinë, demokracinë dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij Grupi i Vishegradit, Turqia dhe Bashkimi Evropian, duhet të punojmë të gjithë së bashku për të kapërcyer këtë krizë në Bosnje-Hercegovinë.

Cavusoglu tha se Turqia mund të zhvillojë bisedime me vendet e Ballkanit Perëndimor, me Bosnjën dhe Hercegovinën, me Serbinë dhe Kosovën.

“Ky rol i yni konstruktiv do të vazhdojë. Natyrisht, është e nevojshme të mbështeten ato vende në integrimin e tyre evropian dhe euroatlantik. “Sot, ne pamë se jemi dakord për këto çështje,” tha Cavusoglu.

Turqia bashkëpunon ngushtë me vendet e Grupit të Vishegradit në fushën e luftës kundër migracionit të paligjshëm dhe krimit te organizuar. Duke kujtuar se Turqia është kujdesur për më shumë se pesë milionë refugjatë që nga viti 2014, Cavusoglu tha se kjo është arsyeja pse Turqia e kupton më së miri Poloninë dhe vendet e tjera mike që po përballen me krizën e emigrantëve.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia