close
Sport

SHTIP: PËRPLASJE MES TIFOZËVE, KA TË LËNDUAR

F557739B-FB51-4E5B-B04C-068AE4E86298

FFM-ja ASHPËR DËNON INCIDENTIN


Ndeshja derbi në Shtip, midis Bregallnicës dhe Tikveshit ka përfunduar pa fitues, por ishte shënuar me një dramë të përgjakshme. Sic shihen pamjet e televizionit lokal M-NET, Tifozët e dy skuadrave  të ashtuquajtur “Fallanga” dhe “LLozari” pavarësisht ndalesës për të hyrë në stadium, janë përplasur mes tyre, jashtë stadiumit, kurse ka intervenuar edhe policia. Sipas njoftimeve nga MPB-ja, në përplasjet e ashpra fizike ka të lënduar. Federata e futbollit e Maqedonisë së Veriut ashpër ka dënuar incidentin duke thënë se pamjet që vijnë nga Shtipi nuk janë konform mesazheve që I dërgon FFM-ja dhe se vetëm u shkaktojnë dëm klubeve. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia