close
Ekonomi

SHTRENJTOHEN DERIVATET E NAFTËS

nafta

Sot nga mesnata do të shtrenjtohen derivatet e naftës. Këtë e ka vendosur Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE). Çmimi i Eurosuper BS-95 do të rritet për 1.5 denarë dhe do të kushtojë 68.5 denarë për litër.

Ndërsa çmimi i Eurosuper BS-98, Eurodizelit dhe vait ekstra të lehtë do të rritet për 1 denar. Eurosuper BS-98 do të kushtojë 70.5 denarë për litër, ndërsa dizeli do të kushtojë 61.5 denarë për litër. Vaji ekstra i lehtë do të kushtoj 51 denarë për litër. /Klan Maqedoni/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia