close
Top LajmeVendi

Shtyhet greva e sindikalistëve të arsimit, fëmijët do vijojnë mësimin

557EDEC0-C659-4725-B62C-D12C1EE9C437-696×399

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka vendosur që në vend të marsit, protesta masive të organizohet më 1 maj. Kryetari Darko Dimovski thotë se aty do të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj mos nivelizimit të pagave, me rritjen e pagës minimale.

Darko Dimovski, Kryetari i LSM-së

“Kemi vendosur në vend të marshit të 1 marsit, të bëjmë protestë për 1 maj, ku do ta shprehim revoltën tonë përshkak të mos rritjes së pagave të tjera, me rritjen e pagës minimale. Pse e them këtë? Sepse e shohim që sot u publikua shporta konsumatore minimale sindikale e cila arrin në 36.786 denarë, e cila është rritur për 922 denarë për çka në janar ajo ishte 35.811 denarë. A thotë kjo se është e nevojshme që të gjitha pagat e tjera të rriten sa më shpejt”.

Ai u bëri thirrje të gjitha sindikatave, konfederatave dhe unioneve t’i bashkohen kërkesës së tyre e cila, tha, është zgjidhje korrekte për të gjithë tre partnerët socialë.

Darko Dimovski, Kryetari i LSM-së

“U bëjmë thirrje të gjitha konfederatave të tjera, unioneve, sindikatave, punëtorëve të pakënaqur, pensionistëve t’i bashkohen protestës së 1 Majit. Më 1 maj, lufta do të jetë në rrugë, jo në plazhe dhe vendpushimet e skive në mal. Ne punëtorët duhet ta marrim seriozisht këtë mesazh – të dalim më 1 Maj dhe t’i realizojmë të drejtat tona”,

Dimovski nuk e përjashton mundësinë që protesta të shndërrohet në grevë të përgjithshme nëse Qeveria dhe punëdhënësit në sektorin publik dhe privat nuk i përgjigjen kërkesës së tyre.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia