close
Top LajmeVendi

Shtyrja e negociatave, SHBA: Jemi të zhgënjyer nga KE

dash

Pas mosdakordësisë së liderëve të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave, ka reaguar dhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Në reagimin e saj, zëdhënësja Morgan Ortagus, thekson se Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyer që Këshilli Europian nuk njohu përpjekjet shumë të forta për reforma të secilit vend me anë të një vendimi për të hapur negociatat për anëtarësim në këtë kohë.

“Një vendim pozitiv do të kishte riafirmuar besueshmërinë e rrugës së këtyre dy shteteve për në BE dhe do t’i ishte kundërvënë vendosmërisht aktorëve të huaj dashakeqës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik. Ne njohim faktin që Këshilli Europian nuk i tha “jo” as Shqipërisë dhe as Maqedonisë së Veriut, dhe as nuk përcaktoi kushte të reja për hapjen e negociatave për anëtarësim”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së departamentit.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia