close
Kulture

SHUHET AKTORI I HOLLYVOODIT KIRK DOUGLAS

Screenshot_6

Ka vdekur në moshën 104 vjeçare aktori legjendar amerikan, Kirk Douglas. Ka luajtur mbi 90 role, ndërsa do të mbahet mend, ndër të tjera për nga paraqitjet në filmin epik ‘Spartackus’.

Aktori, i cili për gjashtë dekada ishte nëpër kinema e i njohur për një varg rolesh, ishte babai i aktorit po ashtu shumë të njohur, Michael Douglas, raporton BBC. I lindur në vitin 1916, Douglas pati një karrierë të gjatë dhe shumë prodhimtare gjatë së cilës nuk i munguan sukseset.

Mediat amerikane e konsideron atë si artistin e fundit që është pikë lidhëse me atë që quhet Epoka e Artë e Hollywoodit.

Tip atleti dhe me shikim ngulës, ai do të spikaste me rolin e heroit. Debutimin e parë e pati me filmin “Dashuria e çuditshme e Martha Ivers” në vitin 1946. Gjatë viteve ’50 ai njohu suksesin e plotë dhe u shfaq edhe në filma western dhe me tematikë lufte.

Pikë kthese në karrierën e tij ishte  viti 1949  kur u paraqit te filmi “Kampioni” që i dha famë ndërkombëtare dhe një “Oscar” për kategorinë e aktorit më të mirë. Në vitin 1952 ai merr “Oscar” e dytë për rolin në filmin “I keqi dhe e bukura”.

Me studion e tij “Bryna Productions” ai realizoi dy filma të tjerë, “Shtigje të lavdisë” dhe “Spartaku”. Spartaku është roli me të cilin Douglas identifikohet në memorien e përgjithshme të publikut.

“Për botën ishte legjendë, aktor i epokës së artë të filmave, por për mua dhe vëllezërit Joe dhe Peter, ishte thjesht baba”- u shpreh i biri i tij Michael Douglas.

Në vitin 1996, Akademia e Arteve e nderoi aktorin Dauglas me një Çmim Oskar nderi. Ai gjithashtu mori Medaljen Presidenciale të Lirisë dhe një çmim për arritje në jetë nga Instituti Amerikan i Filmit.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia