close
Top LajmeVendi

SHULC: BESOJ SE DO TË KETË DATË, POR NUK GARANTOJ

bile2.00_00_38_15.Still001

Ish-Presidenti I Parlamentit Evropian dhe lideri I SDP-së gjermane në pushtet, Martin Shulc, rezervat e tij rreth vendimit të Këshillit të Evropës për datën e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, I bazon, sic thotë, në përvojën me politikën evropiane dhe nacionalizmin në ngritje në disa vende anëtare të BE-së. Në një intervistë për Klan Maqedoni, Shulc thotë se dhe amerikanët duhet ta sqarojnë pozicionin drejt Evropës-atë të Administratës në Uashington ose të Presidentit Donald Trump.

Dëshiron të besojë se në Tetor do të ketë “dritë jeshile” për datën e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por nuk mund të garantojë.

“Javën e kaluar votova për hapjen e negociatave aderuese në Bundestagun gjerman, por Qeveria gjermane është njëra prej 28 të tjerave. Por, nëse edhe në Hagë, në Paris ose në Vjenë do të mendohet në këtë drejtim – nuk e di. Ndjej se PO, jam optimist relativ se do të ketë një votim njëzëri në mesin e Tetorit, por nuk mund t`ju jap garanca” – theksoi Martin Shulc, ish-president i PE-së

Në pyetjen nëse BE-ja është një familje e lumtur, politikani gjerman buzëqeshet dhe menjëherë përgjigjet me një JO. Problemet kanë filluar me kthimin e nacionalizmit, rreth vitit 2005.

“Ne nuk jemi një familje e lumtur. Ishte shumë e suksesshme por prej se vendet anëtare filluan sërish të flasin “së pari vendi im, e më pas të tjerët” punët filluan të shkojnë në drejtim tjetër. Kjo ndodhi në mesin e dekadës së kaluar, pas referendumit për Kushtetutën e BE-së. Në Francë e Holandë filloi procesi I rinacionalizimit, që shkonte në interest ë nacionalistëve. Për këtë shkak asnjë vend, as edhe Gjermania me 82 milion banorë, e as një vend si Maqedonia e Veriut, nuk mund të mbijetojë e vetme në mes të garës politike e ekonomike në shekullin 21. Evropa është e fuqishme vetëm e bashkuar” – deklaroi Shulc.

Martin Shulc, i cili mori pjesë në forumin ekonomik në Shkup, në organizim të EKONOMIST, pajtohet me paralajmërimet amerikane për ndikimet e Kinës dhe Rusisë në rajon. Por, megjithatë, pret që amerikanët të sqarojnë pozicionin për Evropën, duke përmendur deklaratat kontradiktore të Presidentit Tramp për NATO-n dhe BE-në.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia