close
Top LajmeVendi

Shuto Orizarë: Dita e romëve shënohet me muzikë e valle (VIDEO)

rrrtfgfr

SHUTO ORIZARË: DITA E ROMËVE SHËNOHET ME MUZIKË E VALLE


DISKRIMINOHEN PËR TË HYRË NË KAFE E PISHINË

Me muzikë e valle festohet 8 Prilli Dita ndërkombëtare e Romëve në Shuto Orizare.

Kriza ekonomike ka thelluar edhe më shumë varfërinë tek qytetarët.

“Si mund të mbijetosh me pension prej 12 mijë denarëve, vetëm barërat më kushtojnë 50 euro në muaj. Shteti vetëm mendon për interesat e tyre, pastaj për popullin”. 

“Shumë është shtrenjtë. Tash në qoftë se blen diçka pak do të të shkojnë 1 mijë denarë, ndërsa asgjë s’ke marrë. Edhe barërat janë shumë të shtrenjta”.

“Punojmë për ta nxjerr ditën. Situatën e kemi pranuar ashtu siç është qysh me herët. Tash janë rritur çmimet shumë, vë vend se të blesh tre gjëra do të blesh një”. 

“Rruga e romëve” është njëra rrugëve më të frekuentuara, e askush nga autoritetet komunale nuk e ka asfaltuar këtë rrugë, por këtë e kanë bërë vetë banorët.

Ramçe 60 vjeçar, ka lindur në Tophanë dhe thotë që gjatë këtyre viteve asgjë s’ka ndryshuar.

“Jemi shekulli 21, katastrofë është, çfarë të them.

Ndryshe për herë të parë në komisionin kundër diskriminimit emërohet një rom për nënkryetar. Ai tha se 27 lëndë kanë janë hapur për diskriminim e romëve. Disa prej tyre edhe janë në gjykatë. Njëri pre tyre është ndalesa e një rom për të hyrë në bazën tjetrit I ndalohet për të hyrë në kafene vetëm se i takon komunitetit rom.

Ndryshe u bënë 31 vjet nga shpallja e 8 Prillit si Ditë botërore e Romëve nga ana e Kombeve të Bashkuara, 51vjet nga Kongresi i Parë i Romëve në vitin 1971, dhe gjithsesi, 21 vit nga shënimi i romëve në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia