close
EkonomiVendi

SI DO TË DUKEN UDHËTIMET PAS PANDEMISË ME COVID-19?!

download (1)

“Dëshirojmë të kënaqemi gjatë pushimeve verore, por edhe dëshirojmë t’i takojmë familjet dhe miqtë tonë që jetojnë në vende të tjera”, theksoi euro-komisioneri Tieri Breton, duke shrehur mbështetje për turizmin dhe kthim në normalitet të sektorit më të prekur. Disa nga vendet në Evropë tashmë kanë data konkrete kur zyrtarisht do t’i hapin kufijtë, për çka autoritetet në Maqedoninë e Veriut mendojnë se është shumë herët. Nëse parashikojmë që epidemia të qetësohet menjëherë humbjet do të ishin deri në 50%, në qoftë se do të zgjasë do të jenë deri në 80%, thonë nga Odat ekonomike.

“E shihni edhe vetë sa e pakëndshme dhe e vështirë është jemi në një vend më shumë njerëz, paramendoni si mund të organizohej një udhëtim…para nesh është proces i gjatë dhe i vështirë.”

Me protokolle të posaçme vendet në botë por edhe te ne gradualisht përgatiten për hapjen e kufijve, megjithatë ende nuk dihet si do të udhëtohet këtë verë. Humbjet në sektorin e turizmit dhe të hotelierisë janë shumë të mëdha, thonë nga Odat ekonomike.

“Humbjet janë shumë të mëdha, nëse në vitin 2020 kemi pritur afërsisht 500 milion dollarë në bazë të qarkullimit turistik, tani mund të presim nën 250 milionë edhe atë me kusht që kriza të përfundojë menjëherë.”

Krahas hoteleve, të dytët që u goditën nga kriza korona janë restoranet dhe kafeteritë, për të cilët krahas paralajmërimeve të vazhdueshme nuk ka informacione kur edhe zyrtarisht do të fillojnë me punë.

“Morëm propozim-protokolle, u përgjigjëm në bazë të atyre protokolleve, morëm vërejtje të caktuara dhe ato janë të ndara në mes odave ekonomike, mbetet që Komisioni për sëmundje ngjitëse të vendosë kur do të hapen këto subjekte juridike.”

Mbështetje për hapjen e kufijve dhe “ristartimin” e turizmit arriti edhe Komisioni Evropian.

“Dëshirojmë të kënaqemi gjatë pushimeve verore, do të dëshironim t’i takojmë familjet dhe miqtë, edhe nëse jetojnë në rajon tjetër, në vend tjetër. Por ne dëshirojmë të mbetemi të shëndoshë dhe të sigurtë sepse e dimë se virusi do të jetë me ne për një kohë.”

Evropa përbën 50% të tregut global turistik, pikërisht sepse qytetet si Venecia, Roma, Parisi, Barcelona janë më të goditurat. Për momentin rekomandimet e BE-së janë që gradualisht të lehtësohen kufizimet, kështu në Greqi dhe në Itali tashmë ka paralajmërime të caktuara për hapje të kufijve. Autoritetet në Maqedoninë e Veriut konsiderojnë se ende është herët. Në lidhje me atë si do të udhëtohet janë lidhur marrëveshje në mes të vendeve në pjesën e testimit, karantinës, vetëizolimit si dhe ofrimi i shërimit falas në vende gjatë qëndrimit atje./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia