close
Top LajmeVendi

SI E KUJTOJNË GOSTIVARASIT 9 KORRIKUN E VITIT 1997?

541557C8-3450-4495-A764-96BB0A8649A0

XHEZAIRI: LSDM-ja E KA PRANUAR SE VEPRIMI ISHTE I GABUAR


Më 9 korrik 1997 pushteti I atëhershëm maqedonas kishte të gjithë vëmendjen në Gostivar, duke sulmuar flamurin para komunës dhe terrorit që u bë në brendi të qytetit, ku ranë edhe tre dëshmorë Nazmi Saliu, dr. Shpend Iseini dhe Milaim Dauti. Por, si e kujtojnë qytetarët e Gostivarit 9 Korrikun e vitit 1997?

Gostivarasit asnjëherë nuk do ta harrojnë 9 Korrikun e vitit 1997. Në mbamendjen kolektive do të mbetet dhuna dhe represioni I pushtetit të atëhershëm maqedonas kundër shqiptarëve dhe flamurit shqiptar.

“Forcat speciale kanë ardhë në Gostivar, kanë bërë arrestime, vrasje”

“E dini, doktorin Shpendin, Tonin Useinin që u plagos…Nuk do ta harroj asnjëherë, përpara Shtëpisë së Kulturës, Nazmiu para kontejnerëve, nuk mund të harrohet asnjëherë”

“Unë si pjesëmarrës dhe i lënduar rëndë me pesë plumba, qëllimi ynë ishte mbrojtja e flamurit kombëtar në Komunën e Gostivarit”

“Në atë periudhë jetonim në pritje të ndonjë sulmi të mundshëm nga shteti maqedonas”   

Kolegu Seladin Xhezairi, që atëbotë ka punuar si korrespondent i BBC nga Shkupi, thotë se veprimi i pushtetit qendror ishte në unison me politikën serbe ndaj shqiptarëve në ish-Jugosllavi, por edhe rezultat i mospajtimit të shqiptarëve me gjendjen e atëhershme. Ndërkohë, thotë Xhezairi, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë e ka pranuar se veprimi ishte i gabuar.

SELADIN XHEZAIRI – ISH-KORRESPODENT I BBC-së

“Përshtypja ime është se ngjarjet e Gostivarit patën efekt, në sensin e esullimit të politikanëve maqedonas që disa nga cështjet sic është përdorimi I gjuhës apo I flamurit, duhet të hiqen nga rendi I ditës. Nga kjo distancë kujtoj se mirë bëri LSDM-ja që tërthorazi apo drejtpërsëdrejti, pranoi se veprimi në Gostivar ka qenë I ngutshëm dhe ka qenë gabim”

Gostivarasit thonë se pas 24 viteve kanë ndryshuar shumë gjëra, por se amaneti I dëshmorëve nuk ka shkuar në vend.

“Ka ndryshuar, po jo shumë. Pak, nuk është bërë aq sa duhet”

“Ndryshime ka jo se s`ka, shihen ato…Ndjehemi më të lirë karshi palës tjetër”

“Prej atëherë e deri më tani kanë ndryshuar shumë gjëra. Mirë, flamuri, gjuha krejt …Duhet të ndryshohen edhe shumë gjëra tjera”

“Idelaet për të cilat atëherë ishim të gatshëm të japim jetën, akoma nuk janë plotësuar”

“Më vjen shumë keq se njerëzit që mundohen për komb, për cështje shqiptare I harrojmë shumë shpejt. E shoh se nuk ka patur lëvizje nga partitë që të shkojnë e t`i vizitojnë nëpër varre” 

Pasojat e ngjarjeve të përgjakshme të 9 korrikut ishin tragjike dhe të përgjakshme, u vranë tre shqiptarë, u plagosën mbi 100 të tjerë, u keqtrajtua pa mëshirë çdo qytetarë jo maqedonas që gjendej nëpër rrugë. Pikërisht në këtë datë, qytetarët shqiptarë të Gostivarit organizuan një rezistencë në mbrojtje të përdorimit të flamurit kombëtar, sfidë kjo e cila iu kthye me një forcë të brutale dhe me burgosje të shumta. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia