close
Vendi

SI PASOJË E COVID-19 NDËRRON JETË NJË 29-VJECARE SHTATZANË NGA KUMANOVA

1FCCF75B-DD02-4B5C-A912-FDB9AD579A6B

Në buletinin e sotëm të covid-statistikës së MSH-së, ka ndërruar jetë një grua shtatzanë 29 vjecare nga Kumanova që kishte rezultuar positive me COVID-19. Para se t`i përkeqësohet gjendja ajo ka lindur me ndërhyrje cesariane në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri. Foshnja gjendet në incubator.

Gruaja nuk ka patur sëmundje shoqëruese dhe ka qenë në muajin e shtatë të shtatzanisë. Pesë ditë është mjekuar në Spitalin e Kumanovës dhe tre ditë në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri. Por rezultatet e kemostazës kanë qenë të këqija. Është intervenuar me ilace për korigjimin e gjakut, por ka përjetuar rënie të saturacionit dhe ka lindur me ndërhyrje cesariane. Pas lindjes është transferuar në Klinikën Infektive në Shkup ku në respiratorë ka qenë e kycur 48 orë, kurse mbrëmë ka ndërruar jetë.

Me profesion ka qenë logopede dhe nuk ka qenë e vaksinuar. 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia