close
Top LajmeVendi

SIBIAN: MBËSHTETJE PROCESIT TË ZGJERIMIT NGA OJQ-të E BE-së DHE BALLKANIT PERËNDIMOR

Intervista Sibian.mp4.00_00_00_21.Still001 (1)

Më 30 shtator do të mbahet në Shkup forumi i tetë i shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të rëndësishëm të Bashkimit Europian dhe rajonit. Në një intervistë eskluzive për Klan Maqedonia, kryetari për Ballkanin Perëndimor në komitetin europian ekonomik dhe social, Ionut Sibian shprehet, se një nga qëllimet kryesore të forumit është forcimi i kapacitetit të shoqërisë civile në Ballkan dhe mbështetja me fonde për të bërë betejën e tyre të përditshme për demokracinë.

 

-Forumi i tetë i shoqërive civile në Ballkanin Perëndimor do të mbahet në Shkup me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të rëndësishëm të Bashkimit Europian dhe rajonit. Cili është qëllimi i forumit ?

 

IONUT SIBIAN, KOMITETI EKONOMIK DHE SOCIAL (EESC)

Ky forum është kthyer tashmë një traditë nën organizimin e komitetit ekonomik dhe social, por është hera e parë që shkojmë në Shkup. Jemi të gëzuar që ia dolëm pavarësisht kontekstit të pandemisë, Forumi synon të ndërtojë ura lidhëse midis shoqërisë civile të organizuar në Ballkanin Perëndimor dhe asaj në Bashkimin Europian me qëllimin kryesor të mbështetjes së procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian. Ne i kërkojmë presidencës sllovene, franceze dhe asaj çeke që ta vendosë çështjen e zgjerimit si prioritet dhe të shfrytëzojë momentin për të hapur negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

 

-Si mund të kontribuoni për forcimin e shoqërisë civile në shtete të kapura, siç janë disa nga shtetet e Ballkanit Perëndimor?

 

 

IONUT SIBIAN, KOMITETI EKONOMIK DHE SOCIAL (EESC)

« Cështja e hapësirës civile është çështja që na shqetëson. Nëse shohim deklaratën finale ne kemi një kapitull të tërë mbi rolin kyç që luan shoqëria civile. Eshtë e qartë, se nuk do të ketë zgjerim për vendet që nuk respektojnë vlerat e Bashkimit Europian. Shoqëria civile është vlerë europiane. Ne mendojmë, që një vend ku nuk shoqëria civile lihet e paangazhuar, ku hapësira civike është e kufizuar, ku liria e shprehjes dhe medias është e kufizuar, nuk ka vend në Bashkimin Europian. Por ne jemi optimistë për ndryshimin dhe po bëjmë presion te partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor që të luftojnë për kauzë e tyre, sepse demokracia është një luftë e përditshme. Shoqëria civile është në themel të kësaj lufte. Roli i Komitetit social është të ndihmojmë vendet e Ballkanit që të përftojnë kapacitetin e duhur për shoqërinë civile. Nga ana tjetër ne bëjmë presion mbi Komisionin Europian që të financojë siç duhet lëvizjen e shoqërisë civile, që shoqëria civile të ketë fondet e duhura dhe kapacitetin e duhur për të luftuar për demokracinë, për vlerat europiane dhe të ardhmen e vendit të tyre, në mënyrë që të rinjtë mos të braktisin vendet e Ballkanit. Ndjejmë keqardhje për talented që braktisin këto vende. Procesi i zgjerimit nuk mund të finalizohet pa këta të rinj të përgatitur,largpamës, që mund të jenë politikanët e ardhshëm apo aktorë të shoqërisë civile.

 

-Pikërisht, si mund të ndihmoni për forcimin e kapacitetit absorbues ne vende si Shqipëria, ku ky kapacitet është i kufizuar dhe rrezikohet humbja e shansit për realizimin e projekteve të rëndësishme ?

 

IONUT SIBIAN, KOMITETI EKONOMIK DHE SOCIAL (EESC)

 

Eshtë një përpjekje kombëtare. Jam optimist që kjo do ndodhë. Ju përmendni Shqipërinë. Kam besim se gjithnjë e më shumë njerëz do të shkojnë në administratën publike dhe do bëjnê këtë përpjekje. Ishte e njëjta gjë në shtetet tona kur filluam zgjerimin.  Në fillim, ne nuk kishim 100% kapacitet absorbues. Kemi humbur para. Por vit pas viti, shënohej progres. Dhe nuk ka tjetër shans më të mirë që i ofrohet vendit dhe rajonit për të rimëkëmbur ekonominë, krijimin e vendeve të punës në ekonominë e gjelbër, ndaljen e rrjedhjes së trurit, mbështetjen e ndërrmarrjeve. Po ashtu, në fondet e paraanëtarêsimit ka mbështetje të konsiderueshme për shoqërisë civile. Pra, nëse të gjitha kêto elemente vendosen bashkë, krijohet një ekosistem, që e vendos vendin në anën e fituesve. Cështja e burimeve njerëzore është kyçe për politikanët tuaj. Administrata publike nuk duhet politizuar. Administrata publike dhe veçanërisht pjesa që menaxhon paratë e BE-së duhet të përbëhet nga më të mirët, ekspertë. Pasi, pa këta ekspertë, duke sjellur përfaqësues politikë, paratë që investohen nuk do të shërbejnë për arritjen e qëllimeve. Shoqëria civile ka një rol kyç edhe për monitorimin e reformave, lidhur me konfliktin e interesit, korrupsionit, mungesën e progresit. Kam besim, që ndryshimi do ndodhë, duke u bazuar në eksperiencën e zgjerimeve të mëparshme./Intervistoi; Erisa Zykaj – Tv Klan Bruksel/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia