close
Top LajmeVendi

SIJARTO: HUNGARIA MBËSHTET ANËTARËSIMIN E MAQEDONISË NË NATO

piter-sijarto-777×437

Maqedonia anëtare e aleancës pasi të zgjidh problemin me Greqinë


Ministri i Jashtëm dhe Tregtisë i Hungarisë, Peter Szijarto, ka njoftuar se vendi i tij mbështet anëtarësimin e Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës në NATO.

Ministri i Jashtëm dhe Tregtisë i Hungarisë, Peter Sijarto, thekson se Maqedonia ka bërë hapa serioze për t’u bërë anëtare e NATO-s, duke shtuar se pret që vendi të bëhet anëtare e Aleancës pasi të ketë zgjidhur problemin e emrit me Greqinë. Ai shtoi se Hungaria edhe më tej do të vazhdojë të mbështesë rrugën euro-atlantike të Maqedonisë.

“Maqedonia që më herët duhej të ishte anëtare e NATO-s. Përpjekjet të cilat i ka bërë deri më tani janë të mjaftueshme”, ka thënë kryediplomati hungarez.

Sijarto theksoi se problemet e pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor shkaktojnë vështirësi shtesë, duke shtuar se përshpejtimi i integrimit euro-atlantik do të kontribuonte në mënyrë të rëndësishme për zgjidhjen e problemeve ekzistuese.

Ai tha se BeH në aspektin gjeografik është afër Maqedonisë, për çka, siç theksoi, është e rëndësishme që edhe aty të vendoset stabiliteti.

Maqedonia në korrik të këtij viti mori ftesën për anëtarësim në NATO, ndërsa ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-se në takimin e djeshëm miratuan programin e parë nacional të BeH-së, me çka ky vend mori ofertën e parë për planin aksionar të anëtarësimit në NATO. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia