close
Top LajmeVendi

SIJARTO: MOSÇELJA E NEGOCIATAVE ME RMV-në, HAP I PANDERSHËM I BE-së

sijarto

Mosçelja e negociatave me RMV-në është një hap I pandershëm I BE-së, për shkak se vendi ka bërë gjithçka të domosdoshme për të hapur procesin negociues – ka deklaruar Ministri i Jashtëm I Hungarisë, Peter Sijarto, gjatë press-konferencës së përbashkët me Shefin e diplomacisë, Bujar Osmani.

“Ne ishim të pakënaqur dhe të frustruar nga konkluzionet në Bruksel rreth zgjerimit dhe të gjitha vendimit I vlerësojmë si të padrejta. Nëse donim të ishim të ndershëm, duhej të thonim që këtë vit RMV-ja dhe Shqipëria duhet t`i nisin negociatat. Me respekt i lusim miqtë tanë nga Bullgaria që cështjet e tyre kombëtare që i vlerësojnë si pengesë t`i realizojnë gjatë negociatave, e jo me pengimin e nisjes së negociatave” – ka theksuar Sijarto.

Ai ka vlerësuar se mungesa e nisjes së negociatave paraqet cënim të kredibilitetit të BE-së, për shkak se nga njëra anë BE-ja pranon se RMV-ja ka bërë progres të madh, kurse nga ana tjetër nuk i hap negociatat.

“Për këtë shkak, këtë situatë e vlerësojmë si të dëmshme, të rrezikshme dhe në kundërshtim me parimet e BE-së dhe për cështjet e sigurisë dhe zhvillimit ekonomik” – ka nënvizuar Sijarto./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia