close
KultureVendi

SINDIKATA E KULTURËS: NËSE NUK NIVELIZOHEN RROGAT, DO TË KETË BLLOKIME

Screenshot_4

Ministria e Kulturës: Jemi duke kryer analizat, së shpejti takim me ta


Nëse deri në Vitin e Ri nuk do të nivelizohen pagat për punëtorët e Kulturës, ashtu siç kërkon Sindikata e tyre, artistët paralajmërojnë bllokim të institucioneve. Aktorja Sanja Arsovska në emër të sindikatës sot para ndërtesës së Ministrisë së Kulturës, theksoi se kolegët e tyre janë të zhgënjyer pse në buxhetin e vitit 2019 nuk ka para për aktivitetet e tyre. Ministri Asaf Ademi për Tv Klan theksoi se për momentin janë duke u kryer analizat, dhe është duke u përgatitur takim me sindikalistët në lidhje me kërkesat.

Ndryshe Arsovska ka theksuar se ka mirëkuptim për sqarime se ligji i ri për kultur duhet të jetë në pajtim me ligjin për administratë publike, por megjithatë artistët nuk mundët edhe më tutje të jetojnë në prag të mbijetesës.

Kultura 12 vite nuk ka marrëveshje kolektive, kemi paga më të ulta në sektorin publik, puntorët e kulturës  më nuk mund të presin dhe të mbijetojnë me një gjendje të tillë, nuk mund të bisedojmë për zhvillim përderisa të punësuarit në kulturë jetojnë në prag të mbijetesës. /Klan Maqedoni/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia