close
Vendi

SINDIKATA E POLICISË REVOLTOHET NGA VENDIMI I QEVERISË

90475742_1531487107028907_3879358686748999680_o

Sindikata e policisë e pakënaqur nga vendimi i Qeverisë, e cila vendosi që mos ta pranojë propozimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, i cili propozoi shpërblim prej 15mijë denarëve për të gjithë anëtarët e policisë.
Këtë vendim të Qeverisë, sekretari i përgjithshëm i Sindikatës së Policisë, Dejan Sazdov, e kupton si mungesë të respektit për të punuarit në MPB.

“Në seancën e mbrëmshme, Qeveria tregoi se nuk e respekton mundin tonë, mund i cili çdo ditë po investohet në ballafaqimin me koronavirusin, duke punuar edhe me mungesë të të punësuarve në MPB”, tha Sazdov.
Sipas përfaqësuesve të sindikatës, nëse pranohet kërkesa e tyre, shtetit nuk do ti kushtojë më shumë se 2,5 milion euro.

“Kërkojmë që vendimi i mbrëmshëm i Qeverisë të rishqyrtohet dhe dërgojmë apel deri tek Qeveria, që ajo shumë e vogël prej 15mijë denarëve, tu paguhet të punësuarve në polici, si një satisfaksion moral për punën e bërë dhe mundin e dhënë në teren”, tha Sazdov.

Sazdov shpreson në mirëkuptim tek Qeveria, e nuk hedhë poshtë mundësinë që të marrin hapa më radikal nëse nuk respektohet kërkesa e tyre. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia