close
Top LajmeVendi

SIPAS SHEMBULLIT TË KUMANOVËS NGA E MËRKURA TËRË VENDI NËN MASA TË SHTRËNGUARA

92461127_2978357708890067_3020402984606498816_n
Tre të vdekur dhe 15 të infektuar të rinj me Kovid 19 është bilanci për 24 orët e fundit. Për arsye se vendi hyn në fazën e dytë sipas shembullit të Kumanovës nga e mërkura do të shtrëngohen masat preventive në nivel të gjithë shtetit. Në pyetjen e TV Klan nëse qytetet pa asnjë të infektuar duhet të vendosen në karantinë, ministri i vendosur, ka numër të madh të pacientëve asimptomatikë, ndërsa këto masa do të ndihmojnë parandalimin e përhapjes së virusit edhe atje ku ka edhe atje ku nuk ka.
Tre të vdekur dhe 15 të infektuar të rinj me Kovid 19 është bilanci për 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është 570, informoi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.
“Në Klinikën për sëmundje infektive kanë ndërruar jetë tre pacientë nga virusi korona, një pacient nga Koçani i moshës 40-vjeçe, një pacient nga Tetova i moshës 69-vjeçe dhe një tjetër pacient nga Tetova i moshës 65-vjeçe. Nga Klinika sot do të lëshohen 4 pacientë të shëruar dhe dy testet e tyre kontrolluese ishin negativë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 raste të reja me virusin korona në vend.”
Sipas shembullit të Kumanovës dhe faktit që vendi hyn në fazën e dytë të infeksionit nga e mërkura do të shtrëngoehn masat për parandalim. Në pyetjen e  TV Klan nëse me orën policore 56-orëshe në Kumanovë epidemiologët kanë marrë informata plotësuese për përhapjen e virusit atje, ministri Filipçe ishte i vendosur dhe theksoi se infeksioni përhapet në mënyrë asimptomatike, për këtë arsye janë të nevojshme masat.
VERICA DIMITRIEVSKA – “Ministër, sot është dita e parë pas orës policore 56 orëshe në Kumanovë, prej dje deri sot a keni informata shtesë për atë si përhapet virusi në Kumanovë? Për vendimin e sotëm të qeverisë, në vendin tonë ka rreth 10 qytete që nuk kanë asnjë të infektuar, a mendoni që ato qytete të vendosen në karantinë me qëllim që të mbrohen dhe të mbeten në gjendjen e njëjtë?
“Duke i pasur parasysh edhe disa publikime të reja që dalin tani në lidhje me atë sa bartës asimptomatikë të virusit ka, në atë kuptim distanca sociale, kufizimi i lëvizjes, janë të rëndësishme për të gjitha qytetet pa dallim nëse ka ose jo raste, mendojmë se do të ketë efekt të duhur, në kuptimin e asaj që të ketë ndërprerje të të gjitha kontakteve dhe qëndrimit në shtëpi.”
Në lidhje me studimin australian se personat që e kanë marrë vaksinën BeSeZhe janë më rezistentë në virusin korona, doktor Vladimir Mikiq nga Instituti për shëndet publik thekson se kjo është e saktë, por ende është herët që nga këto studime të nxirren përfundime. Përndryshe, në Maqedoninë e Veriut por edhe në vendet tjera në Ballkan vazhdon të jepet kjo vaksinë./KlanMacedonia
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia