close
Bota

SIRI: SULMET AJRORE VRASIN CIVILË

sisri-640×352

Një grup monitorues thotë se së paku 15 civilë janë vrarë sot gjatë sulmeve ajrore nga aeroplanët e paidentifikuar kundër qytetit Darkush, në pjesën veriperëndimore të Sirisë, që është nën kontroll të militantëve.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, që i ka monitoruesit në terren, tha se 40 persona të tjerë janë plagosur në këto sulme në Darkush, që është nën kontroll të Frontit al-Nusra, që është grup i afërt me al-Kaidën.Më 6 korrik, qeveria e Sirisë ka shpallur një armëpushim 72 orësh në gjithë vendin për festën e Bajramit. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia