close
Vendi

Sistemi gjyqësor i politizuar – Sela akuzon funksionar dhe ish funksionar të BDI-së

sdferf

Ziadin Sela sot në një konferencë për shtyp ka folur rreth kapjes së sistemit gjyqësor, një hulumtim nga ASH-ja.

“Ky sistem është kapur në tërësi nga ekzekutivi, e veçanërisht nga BDI. Ndarja e pushteteve nuk vlenë si parim kushtetues në vendin tonë”, tha mes tjerash Sela.

Sela ka akuzuar disa funksionarë dhe ish funksionarë të BDI-së për kapje të sistemit gjyqësorë, teksa sipas Selës emronin dhe blinin gjykatës e prokurorë.

“Kapësit e gjyqësorit kanë emër dhe mbiemër, dhe ata janë Blerim Bexheti, Adnan Jashari, Valdet Xhaferi, Bilent Salihi dhe Agim Nuhiu, të të gjithë ministra të Ali Ahmetit”, deklaroi Sela.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia