close
Top LajmeVendi

SITUATA ME COVID-19: PARTITA AKUZOJNË NJËRA-TJETRËN

download

LSDM-ja është klasteri më I madh I koronavirusit në vendin tonë – kanë akuzuar nga VMRO-DPMNE-ja duke shtuar se numrat në rritje të të prekurve nga COVID-19 janë viktima të fushatës së parakohshme të LSDM-së dhe dëshirës së Zaevit për pushtet. Nga opozita para opinionit kanë prezantuar grafikone dhe fotografi nga aktivitete të socialdemokratëve.

“Partia në pushtet gjatë dy muajve të kaluara në mënyrën më të ashpër ka anashkaluar orën policore. Me leje për lëvizje të ndara nnga partia kanë lejuar që qindra njerëz të shpërndajnë mitmarrje dhe kanë infektuar gjithë vendin”, tha Stoilkovski.

Akuza të ngjashme vijnë edhe nga LSDM-ja, poashtu me fotografi të oponentëve të tyre politik. Në shënjestër është Ministri I Brendshëm Naqe Çulev.

“Shembulli I fundit është shkelja e mbrëmshme e ndalesës për tubime publike nga ana e 7 policëve të afërt me Culevin dhe Hristijan Mickoskin. Në vend që të sigurojnë respektimin e masave, policët e Culevit shkelin ndalesat duke cënuar Nenin 206 të Kodit Penal respektivihst nuk kanë vepruar konform rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, tha Kostadinov.

Akuza rreth përkeqësimit të situatës me COVID-19 në vendin tonë kanë ardhur edhe nga Aleanca për Shqiptarët. Sipas kësaj partie, Lojërat e VMRO, LSDM dhe BDI për kalkulime parazgjedhore po i paguajmë me viktima. Nga ASH-ja kërkojnë dorëheqje dhe përgjegjësi.

“Aleanca për Shqiptarët kërkon dorëheqje të kryeministrit teknik Oliver Spasovski i cili është përgjegjës kryesor për situatën e krijuar. Gjithashtu kërkojmë përgjegjësi nga ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe ministri i punëve të brendshme Naqe Çulev të cilët gjithë këtë situatë e kanë shoqëruar me skandale nga më të ndryshmet, gjë që dëshmon pse sot vazhdojmë të kemi rritje! Përgjegjësi duhet të mbajë edhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse parashikimet e gabueshme të së cilit po i paguajmë shtrenjtë!”, thonë nga ASH.

Ndërkohë, partitë në pushtet nuk heqin dorë nga zgjedhjet në muajin e ardhshëm. Zv/Kryeministri Osmani sot ka ritheksuar se këto dy javë duhet vtë shfrytëzohen për focus maksimal të cështjes shëndetësore, por edhe për komunikim mes partive politike që të arrihet konsensusi për datën e zgjedhjeve. Për VMRO-DPMNE-në zgjedhjet tashmë nuk janë temë e bisedimeve. Nga opozita kërkojnë që në vend të zgjedhjeve, I gjithë potenciali të vendoset në interes të tejkalimit të pandemisë dhe vënien nën kontroll të numrit të të sëmurve dhe të viktimave./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia