close
EmisioneVendi

SITUATA ME COVID-19: PARTITË ME AKUZA TË NDËRSJELLA

download

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ka drejtuar akuzuar ndaj BDI-së,  Bujar Osmanit, ndaj Kryetarin të Komunës së Gostivarit Arben Taravarit dhe kreut të ASH-së, Ziadin Selën, duke I konsideruar  si përgjegjës për situatën e krijuar  me koronavirusin në vend.

“Mendoj se kampionët e fajit dhe të përgjegjësisë për këtë gjendje janë disa persona dhe subjekte politike. E para padyshim është BDI-ja dhe grupet tjera, ku BDI duke tentuar të ruajë pushtetin bëri fushatë që të hapen xhamitë dhe të falet Bajrami. Dua të kujtoj krekosjen e Bujar Osmani i cili bënte thirrje që të hapen xhamitë dhe të falet bajrami, tash asnjëri nuk të thotë se gabuam dhe do të mbajmë përgjegjësi. I dyti është Arben Taravari iu cili pa dyshim bëri thirrje që të hapen kafiteritë dhe për deklaratën se se shqiptarët po bëjnë shkeljet më të mëdha. Përgjegjësi duhet të mbajnë edhe liderët Ziadin Sela dhe Ali Ahmeti”, tha Thaçi.

Koordinatori i Shtabeve të Krizës, Bujar Osmani, mbrëmë në emisionin “Arti I Financës” pranoi se sikurse qytetarët edhe institucionet kanë bërë lëshime, por gjithë kjo, sipas tij,  I referohet situatës së jashtëzakonshme në vend.

Kreu I Komunës së Gostivarit Arben Taravari,gjatë një prononcimi në emisionin “Arti I Financës”  thotë se përgjegjësia për situaën e krijuar bie në Komisionin për Sëmundje Ngjitëse dhe autoriteteve qeveritare. Ai  nuk e mohon faktin që edhe vetë ka kërkuar hapjen e objekteve fetare e lokaleve por gjithnjë, sic tha, duke I respektuar rregullat dhe rekomandimet e kompetentëve.

Numri I në rritje I rasteve të prekur nga koronavirusi ka shkaktuar përplasje të midis partive politike në vend. Derisa opozita akuzon për keqmenaxhim të situatës, nga Qeveria shprehen të bindur se e kanë nën kontroll situatën dhe se institucionet e shëndetësisë në vend kanë kapacitete të përballen me pasojat nga COVID-19./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia