close
Top LajmeVendi

SITUATA NË UKRAINË: AMBASADA RUSE I REAGON MINISTRES SË MBROJTJES

reaktsija-na-ruskata-ambasada-vo-skopje-iznenadeni-sme-od-izjavite-na-makedonskata-ministerka-za-odbrana-768×511

“TË MERRET PARASYSH SITUATA REALE GJATË VËNIES SË PRIORITETEVE NË MINISTRI”


Ambasada e Rusisë në Shkup, ka kundërshtuar pozicionet e Maqedonisë së Veriut ndaj krizës në Ukrainë.

Ata reagojnë pas intervistave për mediat maqedonase të Ministres së re të Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, se vendi në tërësi mbështet përpjekjet që zhvillohen në kuadër të NATO-s dhe OSBE-së për tejkalimin e situatës në Ukrainë. Ministrja ka deklaruar se vendosja e forcave të armatosura ruse në kufi është provokative dhe destabilizuese e që ndikon në sigurinë në Evropë.

AMBASADA E RUSISË NË SHKUP

“Tërheqim vëmendjen për deklaratat absolutisht të qarta të udhëheqësisë ruse – Rusia asnjëherë nuk i është kërcënuar popullit ukrainas dhe nuk ka për qëllim të ndërmarrë veprime agresive. Me fjalë të tjera, nuk do të sulmojmë. Lidhur me trupat ruse, ata lëvizin në territorin e tyre dhe kanë të drejtë për këtë”

Pozicioni rus që është transmetuar përmes Ambasadës në Shkup, është se Ukraina me kokërfortësi u shmanget obligimeve të Marrëveshjes së Minskut, që kanë të bëjnë me dialogun me Donjeckun dhe Donbasin.

Njëkohësisht, Ambasada e Rusisë përmes Facebookut i ka dërguar një mesazh Ministres së Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska që ta ketë parasysh “situatën reale gjatë vënies së prioriteteve të punës së Ministrisë së udhëhiqet nga ajo”./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia