close
hloom.com

Nga mbi 60 mijë ankesa, 46 mijë prej tyre janë të qytetarëve që vlerësojnë se I plotësojnë kushtet për të fituar kartela pagesore për blerje të produkteve vendore. Prej tyre institucionete kompetente kanë pranuar 18% ose 8330 – ka njoftuar Ministrja e Financave Nina Angelovska.

Në ueb-faqen “blej produkte vendore” qytetarët që I kanë plotësuar kushtet, me anë të numrit amë kishin mundësi të kontrollojë nëse janë fitues të kartelës pagesore në vlerë prej 3000 denarëve. Një pjesë e madhe e tyre, edhe pse kanë plotësuar kushtet nuk kanë fituar kartelën pagesore. Në një bisedë për KlanM një e punësuar në sektorin e hotelerisë thotë se I ka plotësuar kushtet, ka dërguar ankesë por nuk ka informacione, kurse bankat edhe sot kanë afat për dhënien e kartelave pagesore.

Ministrja e Financev përmes profilit të saj në FB ka njoftuar se nga gjithsejt 46 mijë ankesave janë pranuar 8330.

“Thuajse të gjitha ankesat për kartelën pagesore janë kontrolluar. Janë pranuar 18% ose 8330 dhe të njëjtat janë vënë në listë, kurse bankat janë njoftuar dhe janë duke i shtypur kartelat”,tha Angellovska.

Ditëve të kaluara vërreheshin tollovi para bankave, ku qytetarët duhej që personalisht t`I marrin kartelat pagesore. Sic njoftohet përkrahja e përgjithshme financiare që ddo tu ndahet këtyre personave kap shifrën e 29 milion denarëve kurse mund të shfrytëzohen deri më 15 Gusht me blerjen e produkteve që do të stimulonte ekonominë vendore./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia