close
Sport

SKIATARI: FITORE SENZACIONALE E JOHANNES STROLZ NË SLLALLOM

Skitari

STROLZ  FITOI PARA MANUEL FELLER  DHE LINUS STRASSER


 

Sot  në qendërën e njohur në Adelboden të Zvicrës u mbajtë gara e vlefshme pë Kupën e Botës  në skijim  në disiplinën e sllallomit pë meshkuj. Fitore senzacionale  shënoi skiatori austriak Johannes Strolz, i cili e nisi garën me numër 38.

Skiatori Johannes Strolz, 29 vjeçar, shkakton senzacion, triumfon në një garë të fortë, ndryshe është djali i legjendës së skijimit Hubert Strolz, i cili fitoi medaljen olimpike të artë dhe të argjendtë në Calgary në vitin 1988.

Strolz zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:50,05 minuta, me kohë më të mirë për 17 qindtat se bashkëkombësi i tij, Manuel Feller  dhe me kohë 29 të qindtat më të mire se gjermani Linus Strasser .

Strolz në lëshimin e parë ishte i shtati me 17 qindtat e kohës më të dobët se austriaku Fabio Gstrein, por në lëshimin e dytë dëshmoi paraqitje të shkëlqyeshme dhe fitoi garën që për te ishte fitorja e parë në karrierën e tij.

Rezultatet e  garës së Adelbodenit:

1. Johannes Strolz (Austria)    1:50,05
2. Manuel Feller (Austria)    +0,17
3. Linus Strasser (Gjermania)    +0,29
4. Ramon Zenhäusern (Zvicra)    +0,48
5. Luca Aerni (Zvicra)    +0,58
6. Loic Meillard (Zvicra)    +0,60
7. Alex Vinatzer (Italia)    +0,66
8. Daniel Yule (Zvicra) +0,68
9. Giuliano Razzoli (Italia)    +0,75
10. Luke Winters (SHBA) +0,77  /KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia