close
Sport

SKIJIM: DEHARI SHUMË PRANË PJESËMARRJES NË “PEKING 2022”

Screenshot_16

ZYRTARIZIMI NGA KOMITETI OLIMPIK  MË 18 JANAR


 

Maqedonia e Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore “Peking 2022” do të prezantohet me tre sportistë dy në skijimin nordik dhe një në at alpik. Deri më tani me normë pjesëmarrje ka siguruar Stavri Jada,  ndërsa dy pjesëmarrësit tjerë do të udhëtojnë me ftesë nga Federata Ndërkombëtare e Skijimit.  Skiatori tetovar  Dardan Dehari është më pranë pjesëmarrjes me normën B.

Përfaqësuesi i vetëm në skimijin aplik që do të përfaqësoj vendin në “Peking 2022” do të mësohet pas 17 janarit, kur Federata ndërkombëtare e skijimit do të shpall listën me pikët e fituara. Nga Maqedonia e Veriut janë tre kandidat  Dardan Dehari, Mirko Lazarevski dhe Viktor Petkov. Aktualisht në epërsi është skiajtori tetovar Dardan Dehari, por çdo gjë do të varet  nga garat e kësaj jave  që mbahen në Bosnje e Hercegovinë.

DARDAN DEHARI – SKIATOR

Më datë 18 Komiteti Olimpik i RMV-së me siguri se do ta zyrtarizoj pjesëmarrjen e kandidatit për Lojërat Olimpike Dimërore që deri më tani 99 përqind mendoj se do të jem unë ai që do të marr pjesë në Lojrat Olimpike Dimërore sepse kundër kandidatët janë kryesisht larg pikëve që i kam grumbulluar unë dhe kanë ngelur edhe 4 ditë për grumbullim të pikëve që do të jetë shumë e vështirë për ata për të tejkaluar rezultatin tim”

Dehari ndjehet i zhgënjyer me Federatën e Skijimit  pasi nuk ka  pasur përkrahjen e duhur.

DARDAN DEHARI – SKIATOR

Fatkeqësisht jo, gjë që në këtë sezon ka qenë shumë e vështirë për mua sepse normalisht mospërkrahja e tyra ka bërë që të gjitha llojet e aktiviteteve t’i vetfinansoj.

Dardan Dehari megjithatë shpreson se nëse do shkoj sipas meritave  por dhe rezultateve atëherë ai qindpërqind do të jetë pjesëmarrës në Lojërat Olimpke Dimërore në Kinë që fillon më 4 shkurt./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia