close
Top LajmeVendi

SKRINING PËR 8.200 NXËNËS TË SHKOLLAVE FILLORE DHE TË MESME

FILIPCHE

Në pajtim me prindërit, nxënësit në shkollat fillore nga klasa e parë deri në të pestën, si dhe nga klasa gjashtë deri në të nëntën dhe nxënësit e shkollave të mesme do t`u nënshtrohen testeve për COVID-19.

MSH-ja njofton se me metodologjinë përfshihen rreth 8.200 fëmijë, proporcionalisht të distribuar sipas komunave sipas numrit të nxënësve. Planifikohet që skriningu të zgjasë 5 ditë dhe në nivel ditor të testohen rreth 800 fëmijë nëpër shkolla ku ekipe mobile do të shkojnë në terren dhe do ta bëjnë testimin gjatë orëve të mësimit.

“Nxënësit do të zgjidhen rastësisht nga regjistri E-Ditari, kurse prindërit duhet të nënshkruajnë pajtimin për pjesëmarrje të testimit të fëmijëve. Nëse dikush nga prindërit refuzon, do të ketë mostër zëvendësuar ku do të zgjidhet fëmiu i ardhshëm për testim” – ka deklaruar Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Nxënësit nga shkollat e veçanta dhe shkollat ku numri mesatar I nxënësve në klasë është më I vogël se 10, do të përjashtohen nga ky proces, për shkak se bëhet fjalë për vende të vogla rurale ku mësojnë një përqindje shumë e vogël e nxënësve dhe në vende ku incidenca e virusit është shumë I vogël./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia