close
Vendi

SLAVESKI: DO T’I HEQIM SHPENZIMET JOPRODUKTIVE

trajko-slaveski-696×399

Opozitarja VMRO-DPMNE e akuzon pushtetin për politika të këqija ekonomike për përballhje me pasojat e krizës korona, duke premtuar se në qoftë se vjen në pushtet do të sigurojë ndihmë më të madhe financiare për personat me të ardhura të ulëta dhe për ata që e kanë humbur vendin e punës.

Duke vlerësuar se deficiti i tanishëm buxhetor që është 307 milionë euro, deri në fund të vitit do të bëhet deri 750 milionë, profesori Trajko Slaveski premtoi ndryshim të politikës me qëllim që të hiqen shpenzimet joproduktive dhe të ruhen para për përballje me krizën korona. Mbështetja financiare për të prekurit seriozisht duhet të jetë më gjithëpërfshirëse, shpreh bindjen Slaveski.

“Sigurimi i ndihmës shtesë financiare në vlerë 100 euro në kundërvlerë denarë për të gjithë të punësuarit në vend të ardhurat e të cilëve nuk tejkalojnë 15 mijë denarë. Sigurimi i ndihmës financiare prej 150 eurove për të gjithë të papunët të cilët nuk kanë marrë ndihmë me masën për kartela pagesore” ,tha Slavevsi.

Në qoftë se vjen në pushtet, VMRO-DPMNE premton se do t’i realizojë investimet kapitale në vend, me mbështetje të posaçme për sektorin e ndërtimtarisë./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia