close
KultureVendi

SLLATINË: ORGANIZOHET MANIFESTIMI JAVA KULTURORE- 2018”

Rikthehen aktivitetet e shumta kulturore


Tradita e dikurshme e organizimit të manifestimeve verore në Fshatin Sllatinë të Komunës së Tearcës është rikthyer me aktivitete të shumta kulturo-artistike. Pas një kohe shumë të gjatë pikërisht gjatë verës, me rastin e kthimit të mërgimtarëve filluan manifestimet të cilët do të zgjasin tre ditë.

Këshilli organizativ i këtij fshati, nuk e kishte vështirë të organizonte aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore duke patur parasyh se në këtë fshat kanë funksionuar ish-klubi i futbollit “Vëllazërimi”, ish-klubi i futbollit të vogël “Elita” dhe Shoqëria Kulturore Artistike “Vëllazërimi”. Manifestimet filluan me homazhet tek varrezat e dëshmorëve Murtezan Etemi, Burim Huseini, Enver Ademi dhe martirës së vogël  11 vjeçaren, Adelina Arifi. Njëri nga organizatorët e këtij manifestimi Lirim Saliu theksoi se ky manifestim do zgjas tre ditë dhe e gjithë kjo siç theksoi ai do të jetë në shenjë respekti dhe mikëpritje të bashkëatëdhetarëve që jetojnë në mërgim, për të parë nga afër vlerat, kulturën dhe traditat.

Ndërkaq, në shkollën fillore “Eqrem Qabej”, zyrtarisht u hap ekspozita e përbashkët e artistëve të këtij vendbanimi. Publicisti Bardhyl Zaimi, theksoi se kjo ekspozitë ka shumëllojshmëri të pejsazheve duke përfshi  motivet popullore e deri tek abstraktja. Tashmë nga ky fshat janë edhe disa piktorë, të cilët kanë hapur ekspozitat e tyre personale dhe kanë marrë pjesë në ekspozita kolektive.

Në kuadër të manifestimit “Java Kulturore-Sllatinë 2008”, është mbajtur edhe turneu në Shah që poashtu është një traditë e kahmtoshme në këtë fshat. Manifestimi vijoi me turneun në futboll nga grupmoshat e reja. Më pas aktivitetet vazhdojnë edhe ditëve në vijim ku janë paraparë gara në mottocros, ndërsa më pas në natën e tretë është paraparë darka solemne me ushqime tradicionale si dhe programi  artistik me koncert me këngë,valle dhe interpretime dramatike” njoftuan nga këshilli organizativ. /Xhumadije Ibraimi/

 

 

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia