close
Rajoni

SLLOVENI: KEQPËRDORIMI I MJETEVE, DORËHIQET MINISTRJA E BUJQËSISË

017AED90-C8CD-46A4-BEFC-071B9626778D

Ministrja sllovene për Bujqësi njëherit edhe Zv/Kryetarja e Qeverisë, Aleksandra Pivec ka dhënë dorëheqje, pak para se të votohej për aferën e saj korruptive.

Pivec në seancë parlamentare ka thënë se jep dorëheqje të parevokueshme si Ministre, por se do të mbetet në politikë, kurse ka bërë të ditur se dorëheqjen e vlerëson sit ë panevojshme dhe politikisht të motivuar.

“Jap dorëheqje të parevokueshme për shkak se nuk dua që për shkarkimin tim të vendos politika” – ka thënë Pivec.

Aferat që ndërlidheshin me vizitat e Aleksandra Pivec në mjedise të caktuara gjatë punës në terren, gjatë së cilave sic pretendohet përvec pagesës ditore ka marrë edhe harxhime nga komuna të caktuara, dhe se është “gostitur’ në llogari të tyre, tashmë dy muaj kanë mbisunduar nëpër mediat e Sllovenisë./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia