close
Rajoni

SLLOVENI: MBAHET TAKIMI KURTI-VUÇIQ

BRDO

NË PRANI TË KANCELARES MERKEL E PRESIDENTIT MACRON

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan sot në Bërdo të Sllovenisë, në praninë e kancelares gjermane në largim, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Pas bisedimeve, të parat pas tensioneve të ditëve të fundit në kufirin Kosovës-Serbi lidhur me reciprocitetin e vendosur për targat e makinave, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, tha se temë bosht kishte qenë njohja e diplomave dhe profesioneve. Ndërkaq, sa i përket dialogut, ai ka pranuar se ‘pa zgjidhjen e problemit me Kosovën, Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së’.

Pak para fillimit të takimit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri thirrje për liberalizimin e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Vonesën ai e ka cilësuar si padrejtësi të madhe të institucioneve evropiane:

Si projekti politik më i rëndësishëm dhe proces historik për paqen dhe prosperitetin që prej Luftës së Dytë Botërore, BE-së i mungojnë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u bërë Evropë’—Ka deklaruar Kurti, duke nënvizuar se shpreson që vendet- anëtare të bllokut evropian që nuk e njohin Kosovën do ta bëjnë një gjë të tillë.

Zëri i Amerikës, rikujton se Kosova është e fundit në procesin e integrimeve evropiane, ndërsa përparimi i saj, sikurse edhe i Serbisë, lidhet me përparimin e tyre në procesin e normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe/Klan Macedonia/.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia