close
Vendi

SLLOVENI: VUÇIQI SHTRON DARKË PËR ZAEVIN DHE RAMËN

4E562FD5-EBC2-4876-8677-6259802ECC31

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq, ka organizuar një darkë për Kryeministrat e RMV-së dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama në Restoranin “Zemono” të Konsulit të Nderit të Serbisë në Slloveni, Tomazh Kavciq.

Vuciqi, i cili nesër do të merr pjesë në Forumin e Bledit, përmes Instagramit, ka falënderuar Kavciqin dhe Sllovinë për mikpritjen.

“Ky afër meje është Tomazh Kavciq, konsuli i nderit i Serbisë në Slloveni. Jemi në Restoranin e tij “Zemono”, padyshim një nga vendet më të mira të rajonit. Unë jam orgaizatori i darkës dhe nikoqir i Zoran Zaevit dhe Edi Ramës, me ndihmën e Tomos duhet mirë të përgatitem” – ka shkruar Presidenti serb në Instagram duke shpërndarë edhe një foto nga Restorani.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia