close
Rajoni

SOFJE, LOKALI KTHEHET NË NJË QENDËR VAKSINIMI

1200x675_cmsv2_bd424cca-7ae4-5e9d-a507-6d2b95d2b75f-6324922

Qytetarët bullgarë mund të vaksinohen duke pirë një pije në një bar komod dhe mikpritës të kthyer në një qendër vaksinimi në kryeqytetin Sofje.

Kjo lëvizje synon t’i mbajë bullgarët të sigurt gjatë festave  të Krishtlindjes, pasi Bullgaria ka ende një nga normat më të ulëta të vaksinimit në botë.

Preslava Karadzhova është një prej shumë personave që zgjodhi të vaksinohej  në këtë ambient.

“Unë mendoj se është një ide e mrekullueshme. Është shumë më komode, shumë më e këndshme. Mjekët dhe infermieret janë të mrekullueshëm. Patjetër që do ta rekomandoja këtë,”  u shpreh ajo.

Organizatori i ngjarjes, Ivan Landzhev, thotë se kjo është një “dhuratë e vogël për  Krishtlindje” për institucionet mjekësore. Nisma shpreson të ndihmojë spitalet dhe qendrat e vaksinimit në fushatën e tyre të vaksinimit.

Lokali është i vetmi vend në Bullgari ku njerëzit nuk kanë nevojë për një certifikatë shëndetësore për të hyrë, por ku ata do të largohen me një të tillë  pasi të marrin vaksinën. Në Bullgari vetëm 27,3 për qind e qytetarëve janë plotësisht të vaksinuar për shkak të skepticizmit ndaj vaksinave  COVID-19.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia