close
Vendi

SOFJE: PROPOZIMET E PRESIDENCËS PORTUGEZE – TË PAPRANUESHME

AFD51F28-1DDE-4981-A4F2-6E949E824F1D

DYSHJA EVROPIANE VARHELJI – SILVA NË MISION NDËRMJETËSIMI


Shefi I diplomacisë bullgare, Augusto Santosh Silva, në emër të Presidencës portugeze me BE-në dhe Komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelji kanë arritur në Shkup.

Dy përfaqësuesit evropian janë në një mision ndërmjetësimi në Sofje dhe Shkup për të biseduar me autoritetet e dy vendeve lidhur me procesin e zgjerimit të BE-së.

Ministri I Jashtëm Bujar Osmani pas pritjes në Aeroportin e Shkupit, në Facebook ka shkruar se dy zyrtarët e lartë të BE-së, “Vijnë në periudhë mjaftë të rëndësishme për integrimet tona evropiane, duke sjell me vete inkurajim të ri të presidencës portugeze”.

Paraparkisht dyshja evropiane Varhelji-Silva kishin vizituar Bullgarinë. Sipas Sofjes zyrtare, propozimet e presidencës portugeze të BE-së për tejkalimin e kontestit Shkup-Sofje që sot I ishin prezantuar kreut shtetëror të Bullgarisë, janë të papranueshme.

SVETLAN STOEV – MINISTËR I JASHTËM I BULLGARISË

“Nuk mund të pritet ndryshimi I pozicionit kombëtar të Bullgarisë rreth Maqedonisë së Veriut. Për ne mbeten kyçe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe të merren garancitë e nevojshme për zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë”

Agjencia bullgare e lajmeve BGNES, që ka pasur qasje në propozimet e presidencës portugeze me BE-në, që Silva I kishte dërguar në Sofje, në një analizë të vecantë publikoi se këto propozime mbështeten në idenë që problemi mes Sofjes dhe Shkupit që të mos zgjidhet përmes kornizës negociuese për anëtarësim në BE, por përmes Procesit të stabilizim asociimit. Kjo, sic shkruan BGNES, e pamundëson Bullgarinë që të reagojë, respektivisht ta bllokojë rrjedhën e negociatave, madje edhe atëherë kur Maqedonia e Veriut nuk do t`I plotësonte obligimet e saja. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia