close
90475742_1531487107028907_3879358686748999680_o

Pas rritjes së numrit të rasteve të reja me COVID-19 në vend dhe për parandalim efikas të përhapjes së koronavirusit, Qeveria solli vendim që të vendos ndalesë të plotë të lëvizjes për të gjithë qytetarët në Shkup (në të gjitha komunat), në Komunën e Kumanovës, të Likovës, të Shtipit, të Tetovës, si dhe në Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunovc. Ndalesa e lëvizjes fillon prej sonte, nga ora 21:00 dhe do të vlejë deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit. Sipas vendimit të Qeverisë, në të gjitha qytetet e tjera, ora policore do të zgjasë prej  sonte në orën 21 pasdite deri  të premten në orën 5 të mëngjesit, ndërsa në ditët e tjera do të fillojë në orën 16 pasdite dhe do të zgjasë deri të nesërmen në orën 5 të mëngjesit.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se grupimi, mos respektimi i masave dhe mos ndëshkimi janë arsyeja për rritjen e të infektuarve dhe kthimi i orës policore.

“Kjo ndalesë e lëvizjes, në mënyrë plotësuese do të ndihmojë më identifikimin e kontakteve, vendosjen e tyre në izolim dhe një pjesë të tyre testime sipas indikacioneve ose shkallës së rrezikshmërisë si masë shtesë për parandalimin e transmisionit të virusit. Të gjitha këto rastet, afër 90% sipas anketave epidemiologjike, kanë të bëjnë me ngjarje familjare para 10 ose më shumë ditëve”, tha Filipçe.

Sipas një komunikate nga Qeveria, Këto ndalesa nuk vlejnë për aktivitetet bujqësore, për të cilat është e lejuar lëvizja në kuadër të territorit (pjesës) së fshatrave, vetëm për nevoja pune. Barnatoret do të punojnë pandërprerë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë do të përpilojë plan për punë të pandërprerë të institucioneve shëndetësore. Përjashtimet nga ndalesa e lëvizjes, sipas autoriteteve,  vlejnë edhe për policinë, armatën, punonjësit shëndetësor dhe për marketet dhe restorantet që kryejnë dërgesën e produkteve, të cilët angazhimet e tyre do ti realizojnë pandërprerë. Ndalesa e lëvizjes nuk vlen për personat me aftësi të kufizuara dhe shoqëruesit e tyre, në rast se posedojnë dokumentacion adekuat./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia