close
Sport

Sonte mësohet finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve

unnamed (2)

Në “Santiago Bernabeu” takohen Real Madrid – Manchester Sity

Sonte në “Santiago Bernabeu” me fillim në orën 21:00, do të zhvillohet ndeshja kthyese e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes Real Madrid dhe Manchester Sity. Në takim e parë që zhvillua javë e kaluar në Mançester vendasit me një lojë spektakolare shënuan fitore me rezultatin 4-3, që do të thotë se të gjitha opcionet se cila skuadër do të luan në finmale kundër Liverpullit do të dihen sonte.

Në kë ndeshje sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema do të mundohet që të barazojë ose të thyejë një rekord sa i përket golashënuesve në Ligën e Kampionëve. Nëse Benzema gjen rrjetën një herë në ndeshjen ndaj Cityt, ai do të barazojë rekordin e Ronaldos prej 10 golave në raundet eliminatore të një sezoni të Ligës së Kampionëve, ndërsa një dy-golësh do ta thyentë këtë rekord

Për dallim prej Realit, kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City, po përpiqet të arrijë në finalen e dytë rresht të Championsit. Sezonin e shkuar, City në finale u mposht nga Chelsea me rezultatin minimal 1:0. Trajneri i Cityt, Pep Guardiola ka pranuar se synimi i ekipit të tij është ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori të klubit.

Drejtësinë në këtë gjysmëfinale të Ligës së kampionëve do ta ndaj referi Italian Daniele Orstao.

/KLanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia