​Sot 10 vjet pa Arbër Xhaferin

Sot mbushen dhjetë vjet nga vdekja e ish-kryetarit të PDSH-së në Maqedoni, Arbër Xhaferi në moshën 64-vjeçare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Xhaferi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, e cila ishte edhe arsyeja e tërheqjes së tij nga politika. Ai ndërroi jetë më 15 gusht të vitit 2012 në Spitalin e Shkupit, pas një hemorragjie cerebrale.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ishte deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994, ku synonte krijimin e një sistemi me dy dhoma në institucionin ligjvënës. Në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet.

Është një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve.

Biografia

U lind më 24 janar 1948 në Tetovë, asokohe pjesë e Republikës Socialiste të Maqedonisë brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Shkollën fillore dhe gjimnazin e ka kryer në vendlindje. Ka vazhduar studimet në degën e Filozofisë në Beograd ku ka mbaruar me sukses.

Nga viti 1975 deri në vitin 1990 punon në Televizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës dhe komentator i programit të kulturës. Pas përjashtimeve nga Televizioni i Prishtinës nga regjimi i Milosheviqit, Xhaferi punon si analist në të përjavshmen “Koha” me editor Veton Surroin, në “Forum” që drejtohej nga Adem Demaçi dhe në disa media të tjera shqiptare përfshirë dhe shumë gazeta prestigjioze në botë.

Do të vijë viti 1993 kur Arbën Xhaferi do të kthehet në vendlindje, tashmë jo si analist, por si politikan. Në vitin 1994, zgjidhet kryetar partie, atëkohë PPDSH (Partia për Prosperitet Demokratik Shqiptar) që lindi si fraksion nga PPD dhe që më pas shndërrohet me emrin PDSH (Partia Demokratike Shqiptare).

PDSH e udhëhequr nga Xhaferi në viti 1998 u bë pjesë e pushtetit me VMRO-DPMNE të ish-kryeministrit Lubço Georgievski. Partia e tij si pjesë e pushtetit ishte logjistikë edhe në luftën e Kosovës, duke mbështetur UÇK-në, por edhe forma të tjera të përkrahjes së çështjes së Kosovës.

Qasja e Xhaferit gjatë konfliktit të vitit 2001 në atë kohë u përkrah më në fund nga faktori ndërkombëtar, duke bërë të mundur legjitimimin e luftës së shqiptarëve, duke nisur kështu maratona e Ohrit, që përfundoi me një marrëveshje për ndërrimin e konceptit etnocentrik të shtetit.

Në zgjedhjet e 15 shtatorit të vitit 2002 Xhaferi kalon në opozitë. Ai mbajti postin e kryetarit të partisë deri në vitin 2007, kur u zëvendësua nga Menduh Thaçi.

Xhaferi njihet si ndërtuesi i platformës për demokraci konsensuale, si një parakusht për parandalimin e tendencave margjinalizuese të aplikuara në atë kohë kundrejt shqiptarëve, por dhe si mjet që mund të ishte efikas kundër ndarjeve territoriale që sot e kësaj dite i kanosen Maqedonisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share