Sot dita e fundit në krye të shtetit, Meta: Ishte nder dhe privilegj të shërbeja këto 5 vite

Pasditen e ditës së sotme, Presidenti Ilir Meta i dorëzon zyrtarisht detyrën e Presidentit të Republikës Bajram Begajt.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Në orën 18:00 Begaj do të betohet përpara parlamentit ku u zgjodh në 4 Qershor vetëm me votat e shumicës socialiste dhe vetëm një votë që rrodhi nga opozita. Më pas në orën 19:15 do të drejtohet drejt selisë presidenciale ku do të zhvillohet ceremonia zyrtare e dorëzimit të zyrës së presidentit nga Ilir Meta tek Bjaram Begaj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në lidhje me këtë, Presidenti në detyrë deri pasditen e ditës së sotme, Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook. Meta shkruan se ishte nder dhe privilegj që të shëbente këto 5 vite si President i Republikës së Shqipërisë. Në postimin e tij, Meta uron më të mirën për kombin dhe paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare.

“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë. Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Meta në Facebook.

Ilir Meta është Presidenti i parë në 30 vite për të cilin u ngritën 2 Komisione Hetimore Parlamentare që kërkonin shkarkimin e tij për shkelje kushtetuese, por që Gjykata Kushtetuese nuk i legjitimoi akuzat e shumicës socialiste ndaj dhe sot, ai do të largohet pas një mandati të plotë 5 vjeçar në detyrën e kreut të shtetit./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share