Sot në Tv Klan, sfida Shqipëri-Estoni (VIDEO)

Trajneri reja ndryshon tërësisht skuadrën

Miqësorja me Estoninë është ndeshja ku trajneri Reja duhet të marrë konfirmime. Veçanërisht nga futbollistët e së ardhmes, ata që kanë patur pak mundësi të luajnë me fanellën kuqezi dhe për rrjedhojë do të duhet të fitojnë eksperiencë si për ndeshjet ndërkombëtare, ashtu edhe në lojën me pjesën tjetër të skuadrës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ajo çka deri më tani kanë bërë në seancat përgatitore duhet të vihet në jetë në një ndeshje që edhe pse ka emrin miqësore, për teknikun Reja nuk konsiderohet si e tillë. Formacioni titullar i ndërtuar prej tij është i përbërë nga lojtarët e eksperiencës si shtylla kryesore e skuadrës dhe pikërisht në rinjtë.

Në portë mund të shohim si Selmanin edhe Kastratin, ndoshta secili nga një pjesë loje. Në mbrojtje Hysaj, Mihaj, Veseli ose Adrian Bajrami, i cili së fundi u pajis edhe me nënshtetësinë shqiptare. Hoxhallari dhe Lenjani janë një siguri, por mund të ketë hapësirë edhe për Haverin që vjen nga Rimini. Mesfusha i është besuar Çekiçit, Ramadanit dhe Abrashit. Ky i fundit mund të zëvendësohet nga Enis Çokaj.

Ndërsa në sulm duhen lojtarë të fortë dhe inteligjentë e për këtë arsye që nga minuta e parë do të zbresin Broja dhe Vrioni.

Ndeshja do të nisë në orën 18:00 dhe do të transmetohet në Tv Klan.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share