close
Top LajmeVendi

SPANJA DHE RATIFIKIMI I PROTOKOLLIT PËR NATO

Iniciativa e djeshme e procesit të ratifikimit të Protokollit aderues për NATO-n nga qeveria në Madrid është vetëm hapi i parë në procesin i cili tani duhet të vazhdojë – së pari në Dhomën e Ulët, pastaj në Senatin e parlamentit spanjol. Është pothuajse i pamundur përfundimi i procedurës deri më 12 shkurt, për kur është e paralajmëruar shpërndarja e Kuvendit në Maqedoninë e Veriut.

Përkundër deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, se nuk ka nevojë për të shpejtuar, Kuvendi do të duhet që para kohe ta ratifikojë propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Veri-atlantike ( anëtarësim në NATO ), sepse procedura e ratifikimit të Protokollit në Spanjë vështirë që do të përfundojë deri më 12 shkurt. Kjo është data për kur Xhaferi njoftoi marrjen e vendimit për shpërndarjen e Kuvendit që më 12 prill të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend. Edhe pse sipas Kushtetutës Kuvendi është në proces të vazhdueshëm pune dhe deputët aktualë do të marrin paga deri në verifikimin e mandateve të deputetëve të ardhshëm, Xhaferi është kundër thirrjes së seancës plenare pas vendimit për shpërndarje.

Nga ana tjetër, deri më 12 shkurt është pothuajse e pamundur të përfundojë procesi i ratifikimit në Spanjë, e cila dje edhe formalisht filloi me vendimin e qeverisë në Madrid, sepse parlamenti spanjoll ende nuk funksionon me kapacitet të plotë. Që kjo të ndodhë Kongresi ( Dhoma e Ulët e Kuvendit) duhet ta mbajë sesionin e parë të punës në prani të mbretit, që pritet në fillim të muajit shkurt. Ende nuk është formuar as  komiteti për politikë të jashtme në Kongres, i cili është instanca e parë që duhet ta miratojë Protokollin për Maqedoninë e Veriut, para se ai të shkojë në miratim në seancë plenare. Pas miratimit parashikohet që ai të hyjë në fuqi në ditën e publi imit në ‘Gazetën zyrtare’ , dhe pastaj të deponohet në Uashington pasiqë Spanja të ratifikojë Protokollin për anëtarësim të vendit në NATO. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia