close
Sport

Spanja do fitoren e parë ndaj Zvicrës

spanja-1

Trajneri Luis Enrique kërkon të lihen pas dy barazimet e para në Ligën e Kombeve dhe të merren tri pikët e para

Spanja ka mbyllur përgatitjet dhe është gati për sfidën e Ligës së Kombeve kundër Zvicrës në Grupin A2 në mbrëmjen e sotme.

“Furia e kuqe” është në kërkim të fitores së parë në këtë kompeticion pas barazimevet 1-1 me Portugalinë dhe 2-2 ndaj Republikës Çeke.

Në Korrikun e shkuar, Spanja dhe Zvicra u përballën në çerkefinalet e kampionatit europian në Shën Petersburg, ku skuadra e Luis Enrikes mundi helvetët 3-1 pas gjuajtjes së penalltive.

Luis Enrique: Ky është një kompeticion i shkurtër. Dy rezultatet tona të para nuk ishin ato çfarë ne po prisnim dhe për të cilat unë mendoj, në disa raste, ne e merituam. Është e dukshme që na duhen gola dhe të fitojmë ndeshjen që të jemi të gatshëm që të shkojmë në katërshen më të mirë. Por, sa i përket formacionit, nuk e di se çfarë do të bëj. E kam një ide parparake, që unë zakonisht e ndryshoj pas seancës së fundit stërvitore.

Trajneri i Spanjës i ka dalë në mbrojtje futbollistit Erik Garsia, i cili ka marrë kritika, duke i quajtur ato të padrejta.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia