close
Bota

SPANJA NË ZGJEDHJE TË KATËRTA BRENDA KATËR VJETEVE

Screenshot_6

Votuesit në Spanjë i janë rikthyer kutive të votimit për zgjedhjet e katërta të përgjithshme brenda katër vjetësh. Pas zgjedhjeve të fundit në prill, Partia Socialiste në pushtet (PSOE) fitoi shumicën e ulëseve në parlament, por ra pak nga shumica dhe nuk ishte në gjendje të krijonte një koalicion. Spanja nuk ka një qeveri të qëndrueshme që nga viti 2015. Votimi i sotëm është nën hije nga trazirat në Kataloni dhe ngritjen e partisë së ekstremit të djathtë Vox. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia