close
Top LajmeVendi

SPANJA PREMTON RATIFIKIM TË SHPEJTË TË PROTOKOLLIT

protokolli-per-anetaresimin-ne-nato-do-te-ratifikohet-ne-kohe_5e16d6334239b

Shefi i diplomacisë Nikola Dimitrov sot pasdite në Madrid u takua me ministren e punëve të jashtme të Spanjës, Gonzales Laja, në bisedime në mes tjerash edhe për procedurën e ratifikikimt të protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Gjatë ditës së nesërme pritet që vendimi të kalojë në Komisionin për punë të jashtme në Kongres, pas çka do të ketë debat në seancë plenare dhe nënshkrim nga ana e mbretit spanjol.

Nesër pritet ratifikimi i protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO të kalojë në Komisionin për punë të jashtme, pas çka do të ketë miratim të dokumentit në Dhomën e ulët dhe të lartë të Kongresit në Madrid. Procedura është në fazë të avancuar, theksoi sot ministrja e punëve të jashtme të Spanjës, Gonzales Laja, pas takimit me shefin e diplomacisë së Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov.

“Dëshiroj ta bind ministrin se që nga fillimi kur e kam marrë detyrën angazhohem për ratifikim sa më të shpejtë të protokollit. E dini se kjo mbeti të përfundohet për shkak të shpërndarjes së Kuvendit. Kongresi tani është aktiv. Ratifikimi i protokollit është në fazë të avancuar. Shpresoj se do të përfundojë shumë shpejt në Kongres dhe do të bartet në Senat.” -tha Gonzales Laja, ministre e Punëve të Jashtme.

Ministri Dimitrov dëshiroi që sa më shpejt ta shohë flamurin e Maqedonisë së Veriut të ngritur para selisë së NATO-s në Bruksel, duke e quajtur anëtarësimin “sukses të gjeneratave”. Në pjesën e dedikuar mbështetjes spanjole për euro-integrimin e Maqedonisë së Veriut, ministri Dimitrov përsëriti se vendi ende nuk është i gatshëm për anëtarësim, por është plotësisht i gatshëm për fillim të negociatave aderuese.

“Ta shfrytëzojmë procesin si vegël për ndryshim të realitetit në përditshmëri dhe për reforma. Sot, Maqedonia e Veriut, sipas besimit tim, është shans edhe për Evropën, për sukses të përbashkët. Ne jemi vend që vërtetë dëshiron të ecë përpara, në realitet, përmes hapjes dhe mbylljes së kapitujve.” –vlerëson Nikola Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme.

Marrëdhëniet politike në mes Maqedonisë së Veriut dhe Spanjës dy ministrat i vlerësuan si shumë të mira, duke lënë hapësirë për përparim në shkëmbimin tregtar. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia